Goditet nga vetura një grua në Pejë
Një grua është goditur nga vetura sot në Pejë. Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësore. “Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.”, tha Rugova.
Tutje ai bëri të ditur se viktma është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për trajtim mjekësor./21Media