Kaloni te përmbajtja kryesore

Goditet nga vetura një këmbësor në Pejë

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Vitomiricë në Pejë një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur skaj rrugës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 “Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur skaj rrugës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button