Goditet nga vetura një person në “Rrugën C”
Një person është lënduar si pasojë e goditjes nga vetura në “ Rrugën C” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, u shpreh ai./21Media