Goditet një këmbësor në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ka pësuar lëndime trupore.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media