Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Viktima është dërguar në spital, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:30, në rrugën, Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button