Goditet për vdekje motoçiklisti në Pejë

Aksident me fatalitet në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka nodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Beteja e Loxhës”, në Pejë.

Policia përmes një komunikate njofton se në këtë aksident ishin ë ppërfshira një automjet transportues (kombi) dhe një Motoçikletë.

“Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete. “, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button