Goditet për vdekje një kosovar në Zvicër

Një person nga Kosova është goditur nga vetura për vdekje në Zvicër.

E përditshmja zvicërane “Blick”raporton se 83 vjeçari u godit në kokë edhe është hedhur disa metra larg.

Policia kantonale bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën. Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike./21Media

Back to top button