Goditi me veturë një këmbësor, polici arrestohet dhe suspendohet nga puna

Një polic është arrestuar dhe suspenduar nga puna nën dyshimin se ka goditur me veturë një person në rrugën “Hasan Prishtina” në Obliq, njofto Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
“Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.
Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik”.
“është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.
Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.
Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.”, përfundon njoftimi./21Media