God*t zyrtarin policorë me motorçikletë – i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar sot si pasojë e goditjes nga një motorçikletë në rrugën Garibaldi.
Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, tha Pllana./21Media
Video nga vendi i ngjarjes: