Grabar-Kitarovic: Ruta migruese ballkanike duhet të mbyllet
Grabar-Kitarovic po merr pjesë në konferencën e sigurisë “GLOBSEC 2017”
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic deklaroi se ruta migruese ballkanike duhet të mbetet e mbyllur.
Ajo këtë e deklaroi gjatë ditës së dytë të pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GLOBSEC 2017” në Bratisllavë, transmeton HRT.
Nëse disa vende pranojnë numër të caktuar të migrantëve ose azilantëve, ata munden drejtpërdrejtë dhe shumë më lirë, pa ndihmën e trafikantëve me njerëz, të vijnë deri te këto shtete, thotë ajo, duke shtuar se një valë potenciale e re e migracionit sigurisht do ta destabilizojë juglindjen e Evropës.
“Megjithatë, këtu, gjithashtu, janë edhe ndikimet e ndryshme që e plotësojnë vakumin që u paraqit për shkak të – nuk do të them ndërprerjes, por gjithsesi ngecjes në procesin e integrimeve euroatlantike”, deklaroi Grabar-Kitarovic.