Grabiten para dhe cigare në Prishtinë

Janë grabitur 1000 € para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 € ditën e martë, në Prishtinë.

Një grua ka informuar Policinë se ngjarja ka ndodhur derisa ajo ishte në vendin e punës, thuhet në raportin 24 orësh.

“një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Rastin Policia e ka cilësuar si “Grabitje” dhe është duke u hetuar./21Media

një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar

Back to top button