Grabitet një dyqan te “Mati 1” në Prishtinë

 

Një dyqan është grabitur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, sonte rreth orës 20:30.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer nga disa të dyshuar, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button