Grabitet një pompë e benzinës

Rasti ka ndodhur mbrëme në Saraj të Shkupit

Tre persona të panjohur dhe të maskuar, të armatosur me armë automatike, mbrëmë në orën 02:20 fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin në pompën e benzinës “Imo Oil” në fshatin Saraj të Shkupit, me ç’rast i kanë marrë 20.000 denarë, si dhe portofolin e tij në të cilin kishte pasur 1.000 denarë dhe dokumente.

Grabitësit e kanë marrë edhe resiverin e kamerave të sigurisë nga pompa e benzinës, pas çka e kanë mbyllur të punësuarin në njërën nga hapësirat dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia kumtoi se po ndërmerr masa për gjetjen e personave dhe për zbardhjen e plotë të rastit, shkruan TV21.tv

Po ashtu një person  i panjohur dhe i armatosur, dje ka kryer vjedhje në një farmaci të “Zegin”-it në rr. “Ferit Murati” në Shkup. Grabitësi me kërcënim me pistoletë nga të punësuarit ka marrë shumë të parave tani për tani të pakonfirmuar nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur./21Media

Back to top button