​Grabitja në vitin 2022 në Prizren, i dyshuari ekstradohet nga Shqipëria

Policia e Kosovës njofton se dje është ekstraduar një person nga Shqipëria në Kosovë pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të grabitjes e cila kishte ndodhur më në korrik të vitit 2022, në Prizren.

“Rr. Nazim Pulaj, Prizren / 22.07.2022 – 10:50. Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Back to top button