Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një popmë derivatesh në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit.
“Sot, rreth orës 04:00 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut. Bazuar në hetimet e para, bëhet e ditur se grabitja është kryer në një pompë derivatesh, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një sasi parash nga punëtori”, ka thënë Zahiti për rtv21.tv.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit si dhe identifikimin e personit të dyshuar./21Media

Back to top button