Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një market në rrugën B në Prishtinë ishte cak i hajnave mbrëmë rreth orës 23:40.

Tre punëtorët e marketit raportuan në Polici se dy persona tw maskuar e armatosur ia kanë grabitur paratë nga arka.

“Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar. Por, as për të dyshuar apo arrestuar.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button