Një rast i grabitjes së armatosur është raportuar në Prishtinë.

Të hënën rreth orës 02:34, viktima ka raportuar në polici se dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media