Grabitje e armatosur në Prishtinë

Grabitësit morën paratë dhe ikën

Dy persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur një institucion mikro-financiar në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:24.

Sipas policisë rastin e kanë lajmëruar dy gra të cilat ishin duke në atë institucion, shkruan rtv21.tv.

“Dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./21Media

Back to top button