Grabitje me armë në termocentralin Kosova A, sulmohet një punëtor

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në termocentralin Kosova A në Obiliq. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Policia ka njoftuar se rreth orës 18:00 kanë pranuar raportim nga një punëtor i KEK-ut lidhur me grabitjen. Arkëtari kishte deklaruar në polici se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetri me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600 euro.

“Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, tha Krasniqi.

Back to top button