Grabitje me thikë në një market, i dyshuari ende në arrati

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lufta e Gjilani”, në qytetin e Gjilanit. Sipas informacioneve të para, një person i dyshuar dhe ende i paidentifikuar ka hyrë në një market ku viktima, një femër punonjëse, ishte në detyrë, dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur t’i grabisë të hollat nga arka.

Nuk raportohet për persona të lënduar gjatë incidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësitet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti po trajtohet si “grabitje nën kërcënim të armës së ftohtë”.

Back to top button