Grabitje në Prizren

Një burrë në Prizren ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, një person ka hyrë me forcë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:50.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme. Të lënduar nuk ka, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button