Grabovci për vdekjen e nipit: Sot, më mundove fortë bre NAZ…

Djali i vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur sot pa shenja jete brenda një veture në lagjen “Emshir” të Prishtinës, rast i cili tashmë po hetohet si “Hetim i vdekjes”.
Pas kësaj ish-deputeti, Adem Grabovci përmes një postimi në llogarinë e tij „Facebook“ i ka njoftuar të afërmit duke thënë se sot jeta e goditi fortë.
“Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ…. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, ka shkruar Grabovci.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se sipas informacioneve të para ka elemente të vetëvrasjes.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button