Graçanica, komuna e parë që merr vendim për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Kuvendi Komunal i Graçanicës të premten ka marr vendim për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e kësaj Komune.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gracanicës. Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin nr.08/L-224 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Ai ka thënë se më këtë vendim për vitin 2023, secilit qytetar të Komunës së Gracanicës do t’i falen 100 euro të tatimit në pronë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.
Kërkesa është dorëzuar nga drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
AAK thotë se Ministria e Financave nuk i ka konsultuar fare kur mori vendim për ndryshimin e këtij Ligji.

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur të kotë veprimin e opozitës dhe ka përsëitur tashmë është në fuqi dhe se data 15 shtator 2023 është e fundit që komunat të vendosin për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit./21Media

Back to top button