Grafite nacionaliste serbe shfaqen në veri, Policia jep detaje
Në një shtëpi të pabanuar në lagjën “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës janë janë parë të premten disa grafite të reja.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se grafitet në murin e asaj shtëpie janë kryqi me 4C.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Sipas organeve të rendit, rasti është duke u hetuar./21Media