Gramoz Vokrri shpall kandidaturën për kryetar të FFK-së

Gramoz Vokrri, djali i ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka thënë se ka marr përkrahjen nga një numër i konsiderueshëm klubesh, që ia mundësojnë të kandidojë për këtë pozitë.
“Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj. Me respekt dhe fair play”, ka shkruar Vokrri në Facebook.
Ditën e enjte është afati i fundit kur kandidatët për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës duhet të dorëzojnë kandidaturën.
Kuvendin Zgjedhor do të mbahet më 6 prill./21Media

Back to top button