Granatime të fuqishme në Mykolaiv

Qyteti jugor ukrainas Mykolaiv është përballur me bombardime intensive në orët e hershme të së dielës, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vazhduar me kërcënimet e tij ndaj të gjithë atyre “që kërcënojnë sovranitetin dhe lirinë e Rusisë”.
Kryetari i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych, ka thënë se shpërthimet kanë shkatërruar dritare e ballkone.

“Mykolaivi ka qenë nën granatime masive sot. Ndoshta më të mëdhatë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.
Së paku një person dyshohet se ka vdekur e dy janë lënduar, ka thënë Vitalii Kim, kreu i Administratës Ushtarake të Mykolaivit./21Media
Back to top button