Granatimet në Ukrainë morën jetën e 21 punonjësve të shpëtimit 

21 punonjës shpëtimi ukrainas janë vrarë dhe 47 janë plagosur deri më tani për shkak të granatimeve nga trupat ruse, tha nënkryetari i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, Roman Prymush, gjatë një konference për media të hënën, transmeton rtv21.tv.
“Sipas Konventës së Gjenevës, granatimet apo kërcënimet e tjera për shpëtimtarët në momentin e operacioneve të shpëtimit konsiderohen si krim lufte. Të gjitha këto raste i regjistrojmë, materialet për secilën prej tyre i kalojnë organeve përkatëse, të cilat do të bëjnë një vlerësim ligjor, për veprime të tilla, do të identifikohen autorët e përfshirë”, tha Prymush.
Ai vuri në dukje se ndalimi i shpëtimtarëve nga forcat ruse është gjithashtu një shkelje e Konventës së Gjenevës.
Prymush shtoi se do të jetë objekt i procedimeve në gjykatat ndërkombëtare, të cilat tashmë janë duke u zhvilluar./21Media

Back to top button