Granit Xhaka pas fishkëllimave në Prishtinë, reagon me këngën “Malësori” të Çun Mulës
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u përball me disa fishkëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër në Prishtinë.
Momenti krijoi një atmosferë të papritur tensioni dhe u komentua gjerësisht pas ndeshjes.
Pas ngjarjes, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi të shoqëruar me këngën e Çun Mulës “Malësori”, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “FALEMINDERIT”.
