Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, shkruan BBC.
Zëvendëskryeministrja këtë e bëri të ditur në kanalin e saj Telegram.
Në fillim të kësaj jave u vlerësua se 200 civilë ishin ende të bllokuar brenda uzinës – bastioni i fundit i mbetur ukrainas në qytet./21Media
