Gratë shqiptare, më punëtoret në rajon

Gratë shqiptare mendojnë ndryshe nga talboja që paraqet raporti

Gratë shqiptare vlerësohen si më punëtoret në rajon. Një raport më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të punës tregon se pjesmarrja e grave shqiptare në forcat  e punës është me e larta në rajon. Por, vetë gratë të pyetura për këtë raport mendojnë të kundërtën, ndërsa burrat e pohojnë atë.

Në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesmarrjes në Forcat e Punës.

Portali “Our World in Data” referuar të dhënave të organizatës ndërkombëtare të punës, tregon se pjesëmarrja e grave në Shqipëri është 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.

Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%.

Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina renditen të fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës.

Por, vetë gratë shqiptare mendojnë ndryshe nga talboja që paraqet raporti.

“Nuk e besoj të jenë, do të ishin bërë burrat po kaq punëtorë dhe Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje”. 

“Janë punëtorë si mit por jo në realitet. I sheh në lokale, bare”.

Ndryshe nga gratë mendojnë burrat, të cilët shprehen me keqardhje për ngarkesën e punëve që kanë gratë.

” Janë punëtore dhe shumë të ngarkuara”.

“Të gjitha janë në punë, burrat janë më dembela”.

Në Europë, tri janë vendet ku pjesëmarrja e grave në forcën e punës është nën 40%:  Italia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia, raporton oranews.

Back to top button