Grenell: Biden s’e përmendi dialogun Kosovë-Serbi në OKB, s’është prioritet i tij

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar qasjen e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden lidhur me këtë çështje.
Grenell ka shkruar se Biden më fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk e ka përmendur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo, sipas tij, tregon se Ballkani nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë aktualisht.
“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”, ka shkruar Grenell në twitter./TV21

Back to top button