Grenell i gatshëm të bisedoj me Veselin për taksën

Grenell i kundërpërgjigjet Veselit

Gjatë ditës së sotme, i dërguari i Trumpit, Richard Grenell reagoi ndaj deklaratave të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën. Grenell tha se Amerika ka kërkuar një gjë të tillë dhe se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.

Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar Veseli, duke thënë se Kurti është gënjeshtar.

Por Grenell nuk e la me kaq, ai sërish i shkroi Veselit, ku tha se është i gatshëm t’ia sqarojë atij përse duhet hequr taksa menjëherë./21Media

Back to top button