Grenell: Kur Trump të bëhet president i SHBA-së, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit.
Grenell përmes një postimi në palftormën X ka drejtuar akuza kundër prokurorit Smith.
“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell./21Media
Flashback – to meeting my friend @HashimThaciRKS in Kosovo.
President Thaci now sits in a Hague prison because Jack Smith hates Donald Trump and wanted to ensure he didn’t make any progress in the Balkans.
And the Europeans have allowed this injustice to linger.
When Donald… https://t.co/PnM02q5jUR
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 22, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?