Grenell në Tiranë drekon me Ramën, në Beograd këndoi “Bella ciao”
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Shqipërinë.
Madje të dielën është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram.
“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të diele me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell.
View this post on Instagram
Po nga llogaria e tij mësohet se ai më përpara kishte vizituar Beogradin. Ai ka postuar një video ku duket se po e kalonte mirë në një festë ku këndohet dhe kënga e famshme “Bella Ciao”./oranews
View this post on Instagram