Grenell për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Mezi pres ta shoh

 

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. e ka quajtur historike dhe të bukur.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se mezi pret të shkojë dhe ta shoh atë.

“Mezi pres ta shoh atë personalisht”, ka shkruar ai.

Kosova sot  ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem, duke u bërë vendi I  tretë me mision diplomatik në atë qytet. Hapja e ambasadës vjen pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve më 1 shkurt, pasuar nga Marrëveshja e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, e cila përfshinte edhe njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit./21Media 

Back to top button