Grenell: Taksa të hiqet në mënyrë që të ketë investime

Grenell ka përsëritur kërkesën e tij

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përsëritur kërkesën e tij për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, të vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Grenell është deklaruar më herët se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë./21Media

Back to top button