Greqi, 733 raste të reja me COVID-19

 

 

Greqia regjistroi 733 raste të reja me COVID-19 dhe 21 viktima nga virusi gjatë 24 orëve të fundit.

Situata vijon të jetë kritike në Atikë, ku sipas raportimeve të mediave, u konfirmuan edhe 360 ​​raste, ndërsa në Selanik u regjistruan 76 raste të reja.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6 mijë e 37 (3.7%) e të infektuarve janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 52 mijë e 276 (61.0%) janë raste kontakti. 262 pacientë janë të intubuar ndërsa mosha e tyre është 70 vjeç dhe 189 (72.1%) e tyre janë burra.

Sipas Zougla, 85.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistroi 163 mijë e 946 infektime dhe 5 mijë e 972 viktima.

Kujtojmë se pak ditë më parë, qeveria greke vendosi ndalim-qarkullimin nga 18:00 pasdite deri në 05:00 në në mëngjes gjatë fundjavës, ndërsa dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura.

E gjithë Greqia është ndarë në disa zona dhe sipas këtyre zonave janë marrë edhe masat përkatëse.

Në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë virale do të mbyllen shkollat, çerdhet, dyqanet, etj.

Back to top button