Greqia shtrëngon masat, rastet me Covid-19 në rritje

Greqia u bë vendi i fundit evropian që vendosi kufizime të mëtejshme për qytetarët e pavaksinuar pasi rastet me Covid-19 janë në rritje.
Duke filluar nga e hëna, ata pa certifikatë vaksine do të ndalohen nga ambientet e brendshme si kinematë, teatrot dhe palestrat.
Të njëjtit veçse nuk lejoheshin brenda restoranteve, bareve dhe kafeneve dhe kjo do të vazhdojë, të njëjtit nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në disa dyqane thelbësore të brendshme, si farmaci dhe supermarkete, si dhe të ndjekin kishën, pavarësisht se kisha e Greqisë sugjeron që të bëhet test PCR.
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis tha se rregullat e reja u vendosën në mënyrë që vendi të kishte një Krishtlindje më të mirë këtë vit se vitin e kaluar.
Rreth 62% e popullsisë  të Greqisë është vaksinuar deri më tani – nën mesataren e BE-së prej rreth 66 përqind – dhe shkalla ka ngecur në muajt e fundit.
Masat e reja përfshijnë gjithashtu orar të ndërlikuar të punës për sektorin privat dhe publik për të shmangur grumbullimin e qytetarëve veçanërisht në transportin publik, ndërkohë që kontrollet do të rriten.
Mitsotakis tha se autoritetet greke do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për t’u siguruar nëse po zbatohen rregullat./21Media

Back to top button