Gresa Behluli: U infektova me Covid në shtatzëni
Këngëtarja Gresa Behluli është shtatzënë dhe së shpejti do të sjell në jetë fëmijën e saj të parë.
Në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, këngëtarja ka treguar se po e përjeton shumë mirë këtë periudhë.
Mirëpo, gjithashtu ka treguar se është përballur edhe me vështirësitë e pandemisë.
Në javën e tetë të shtatzënisë, Gresa ishte infektuar me koronavirus, mirëpo tha se e ka kaluar mirë.
Këngëtarja tani është në muajin e tetë të shtatzënisë./21Media