Gresa Caka-Nimani, kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

 

Në seancën administrative të mbajtur më 17 maj, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kanë zgjedhur kryetarën e re, gjyqtarën Gresa Caka – Nimani

Caka – Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori, pasi të përfundojë mandati i kryetarës aktuale Arta Rama – Hajrizi.

Mandati i kryetarit/es të Gjykatës Kushtetuese është tri (3) vjet.

Caka-Nimani është emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2015. Deri në emërimin e saj, gjyqtarja Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Drejtuese Ekipi për Zyrën e Demokracisë dhe Qeverisjes në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë./21Media

Back to top button