Greta feston ditëlindjen, kaq vjet i mbushi sot

Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi sot feston ditëlindjen e 30-të.
Në një ditë kaq të veçantë urimet për këngëtaren nuk kanë munguar nga familjarët dhe miqtë e saj.
Greta ka postuar një fotografi në ”InstaStory”, teksa ka treguar se sot feston ditëlindjen.

Përveç kësaj, një urim të veçantë Greta e ka pranuar nga motra e saj, Eni, e cila e ka uruar motrën që të jetë gjithmonë e lumtur dhe e buzëqeshur.
”Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time”, ka shkruar ndër të tjera Eni.
Kujtojmë që, projekti i fundit nga Greta është ”Tredafilat”, të cilën e ka publikuar më 15 prill./21Media

Back to top button