Greva e mësimdhënësve, Kurti: Kërkesat irracionale nuk ecin përpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur për grevën e organizuar nga SBASHK-u.
Kurti tha se “kërkesat absurde irracionale, që janë më shumë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara”.
Kryeministri Kurti tha se s’mund të takohet më kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn pasi është rregull të takohet me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin.
Kryeministri përsëriti se “kërkesat irracionale” nuk kalojnë.
“Ne jemi me mësimdhënësit. Mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Ne kemi bërë shumë luftë për shkollë, që ta bojkotojmë me greva. Duhet të fillojë mësimi një orë e më parë. Ju bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve të  hënën të jenë në mësim. Jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësi për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi. Ka ndodhur ashtu në të kaluarën, kur liderë të degëve sindikale kanë krijuar lidhje direkte me politikan, president e ministra dhe e kanë prishur rregullsinë. Unë jam social-demokrat dhe organizimi sindikal është për të drejtat e punëtorëve. Por, në përputhje me buxhetin e shtetit ne do të marrim masat tona”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button