Greva e punëtorëve teknik, Komuna e Prishtinës nesër prezanton ofertën për ta

Rreth 120 punëtorë teknikë të shkollave fillore e të mesme kanë nisur të hënën grevën. Për më shumë se një vit ata po kërkojnë rritjen e pagave, njëjtë si punëtorët që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre gjatë javës, javën e ardhshme do të lënë punën.

Lidhur me këtë Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka ofruar një ofertë për rritjen e pagës për këta punëtor, por që sipas tij greva do të vazhdojë derisa të merret ndonjë vendim.

“Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për punëtoret që janë në grevë , dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne apo jo ,greva vazhdon ,deri në një vendim tjetër.”, ka shkruar Azemi në Facebook./21Media

Back to top button