Gropa “gëlltiti” dy vetura

 

Dy vetura janë gëlltitur nga një gropë në një rrugë në Romë, njëra nga shumë që dëmtoi kryeqytetin italian në vitet e fundit.

Dy veturat kanë rënë në thellësi prej 6 metrash dhe 20 metra e gjatë. Askush nuk është lënduar në incidentin i cili besohet se u shkaktuar nga rrjedhja e ujit në një garazh afër rrugës, sipas mediave italiane, transmeton rtv21.tv.

Gazeta Corriere della Sera tha se disa banorë kishin raportuar një rrjedhje në ditët e fundit.

Ka pasur një rritje të gropave të tilla në Romë, të shkaktuara nga tunelet nëntokësore të qytetit, kanalizimet dhe guroret antike, sipas Institutit Italian për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Mjedisit.

Në janar të vitit 2020, një ndërtesë afër Koloseumit duhej të evakuohej pasi u shfaq një gropë.

Pusetat e zhytjes kanë prekur edhe qytete të tjera italiane. Në maj të vitit 2016, dhjetëra makina ranë në një gropë zhytjeje në Firence./21Media

Back to top button