Gruaja dërgohet për ekzaminim psikiatrik pasi rrahu një burrë në Prizren

Një grua është dërguar në repartin psikiatrik për ekzaminim mjekësor pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje dhe po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor e dhunë në familje”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në repartin psikiatrik për ekzaminim mjekësor”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media