“Gruaja është shtyllë e shtëpisë dhe shtyllë e kombit”

Brovina bën thirrje që asnjë votë të mos mbetet në shtëpi

Gruaja Demokratike e PDK-së, ka vazhduar takimet me degët e GD-së në Deçan dhe Pejë. Takimeve të zhvilluara të enjten, u priu nënkryetarja e PDK-së, Flora Brovina.

Gjatë takimit në Deçan u potencua se ora e fitores po vjen dhe se gratë më shumë se kurrë janë gati të dëshmojnë fitoren e tyre më 11 qershor, duke votuar numrin 12 të PDK-së si dhe numrin 1, Kadri Veseli.

“Gruaja ishte dhe është e zonja e vetes, ashtu do të jetë edhe më 11 qershor, duke mbështetur Fillimin e Ri, për fuqizimin e gruas, rininë dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi  Brovina.

Brovina u tha grave se vota për PDK-në është votë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre dhe të vendit.

Për rëndësinë e votës së gruas, Fillimin e Ri dhe fitoren më 11 Qershor, u diskutua edhe në degën e GD-së në Pejë.

Duke folur rreth platformës së zhvillimit ekonomik, Fillimit të Ri, Brovina tha se prodhimi vendor do shtuar dhe duhet të mbulojë sa më shumë importet dhe se për këtë Fillimi i Ri ka paraparë edhe shtimin e investimeve në bujqësi dhe bizneset e vogla e të mesme.

“Gruaja është shtyllë e shtëpisë, shtyllë e kombit, duke u fuqizuar ajo, fuqizohet edhe shtëpia edhe kombi. Votoni, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi, sepse gruaja ka nevojë të jetë më e fortë se kurrë, duke u bërë pjesë e fitorës së Fillimit të Ri, vizionit të liderit tonë, Kadri Veselit dhe PDK-së”, tha ndër të tjera Flora Brovina.

Back to top button