Gruaja në foto ka vdekur në aksident, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësore është goditur për vdekje nga një veturë e tipit Mercedes C220, në Prizren.
Viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku edhe është kontastuar vdekja e saj.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në IML në Prishtinë, por Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e saj, pasi ajo nuk posedonte dokumente identifikimi.
“Për shkak se këmbësorja (femër) nuk posedon asnjë dokument identifikimi dhe nuk kemi arrit ende ta identifikojmë viktimën, luten të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media 

Back to top button