Gruaja në Podujevë sulmon fizikisht bashkëshortin, arrestohet
Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Podujevë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.