Kaloni te përmbajtja kryesore

Gruaja solli në jetë foshnjën nën rrënojat e tërmetit, më pas vdiq

Një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë. Një grua siriane e cila ishte nën rrënoja ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Megjithatë gruaja nuk ka arritur të mbijetojë, por në rrjetet sociale është publikuar momenti kur arrihet të shpëtohet fëmija i porsalindur.
Në videon e publikuar nga një gazetar në Twitter shihet momenti kur një burrë merr foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmë mjekësore të nevojshme.


Kujtojmë se deri më tani janë raportuar më shumë se 1 mijë e 73 viktima në Siri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button