Gruan e bëri për spital, u arrestua burri nga Podujeva
Një grua nga komuna e Podujevës dje ka kërkuar ndihmë mjekësore, ngase është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Siç ka informuar policia, i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje duke e shtyrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur policia./21Media